
BIRN Kosova
BIRN Kosova është pjesë Rrjetit Rajonal për Gazetari Hulumtuese me prezencë në të gjithë Ballkanin
Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka fyer policët që i shqiptuan gjobë për shkelje të rregullave të trafikut. Sipas raportit të përditshëm policor i arrestuari nuk ka përfillur as urdhrat e zyrtarëve policorë. Pas marrjes në pyetje, me urdhër të prokurorit i arrestuari është liruar. KALLXO.com ka shkruar edhe për sulme që u janë bërë policëve. Sulmohen Policët në Skenderaj Sulmohen Policët në Kaçanik
Sot bëhen 28 vjet që nga lirimi nga burgu i veprimtarit Adem Demaçi. Ai në atë kohë është pritur në mënyrë madhështore nga mijëra qytetarë. Ai u arrestua dhe dënua tri herë, duke vuajtur kështu 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Më 21 prill 1990, Adem Demaçi me shumë shokë nga burgjet e Kroacisë u liruan. Në intervistën e parë një ditë a dy pas lirimit nga burgu, që ai e dha për televizionin slloven, pa shprehur kurrëfarë…
Mijëra studentë amerikanë kanë bojkotuar mësimin për të dytën herë në muajt e fundit, duke bërë thirrje për ligje më strikte për kontrollin e armëve, pas të shtënave në një shkollë në Florida në muajin shkurt dhe incidenteve të tjera. Më 20 prill, studentët u larguan nga orët e tyre mësimore. Kjo datë përkon me 19-vjetorin e masakrës në shkollën e mesme Columbine, ku u vranë 12 studentë dhe një mësues në Kolorado. Organizatorët kanë thënë se studentët nga mbi…
Kuvendi i Kosovës mbajti seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar rreth Raportit të progresit për Kosovën. Por dokumenti 90 faqesh për të cilin diskutonin ligjvënësit ende nuk është përkthyer në gjuhën shqipe, e as në gjuhën serbe. Rrjedhimisht, pjesa më e madhe e deputetëve, përveç partisë iniciuese, Vetëvendosjes, u ankuan për faktin që po flasin për një dokument të shkruar në anglisht, të cilin ata nuk e kuptojnë. Pasi Komisioni Europian tri ditë më parë publikoi raportin e vendit që…
Send this to a friend