
BIRN Kosova
BIRN Kosova është pjesë Rrjetit Rajonal për Gazetari Hulumtuese me prezencë në të gjithë Ballkanin
Policia Rajonale e Prishtinës ka dhënë detaje për aksidentin që ndodhi sot pasdite në rrugën Prishtinë-Gjilan, në afërsi të fshatit Mramor. Sipas zëdhënëses së Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj, në këtë aksident janë përfshirë një automjet i llojit Citroën(Pick up) dhe nje autobus. “Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shoferi i automjetit dhe një pasagjer nga i njëjti automjet. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, tha për KALLXO.com…
Zyra e avokaturës së Ali Latifit në Prishtinë nuk ka vetëm libra e fjalorë që i duhen një juristi për ta mbrojtur një lëndë në gjykatë. Avokatura e Latifit, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë mban brenda vetes mbi 20 piktura të punuara nga vetë avokati. Personazhet e tij me të cilët Latifi e nis dhe e mbyll ditën, janë viktimat e dy ditëve të protestave në kohën kur shqiptarët e Kosovës kishin dalë në rrugë për ta mbrojtur autonominë…
Ka tre muaj që kur Kosova vendosi taksë doganore 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Nga ajo kohë, importi nga këto vende ka rënë tërësisht, por në tregun e Kosovës nuk vërehet mungesë e produkteve nga Serbia. Përfaqësues të bizneseve thonë se derisa nuk ka import nga Serbia, por ka prodhime të këtij vendi në tregun e Kosovës, dyshohet se mallrat nga atje në tregun e Kosovës, po hyjnë në forma alternative apo përmes kontrabandës.…
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çasteve në fshatin rrugën Prishtinë-Gjilan, në afërsi të fshatit Mramor. Një qytetar ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com, ku shihet një veturë e rrokullisur. Në vendin e ngjarjes shihet edhe autoambulanca. Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar nga ky aksident. KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes.
Send this to a friend