array(1) {
  [0]=>
  array(2) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#ae1919"
    ["menu_attr"]=>
    string(34) "https://kallxo.com/produktet-tona/"
  }
}

Produktet Tona

 

JnK

Emisioni “Jeta në Kosovë” (JnK) – Program televiziv i aktualiteteve që ngërthen në vete pyetje të vështira dhe sfiduese për vendimmarrësit, debate dinamike dhe të hollësishme në studio rreth temave kontroverse, e që transmetohet në Televizionin Publik të Kosovës, RTK, që nga viti 2005. JnK mbulon çështjet më të rëndësishme politike dhe sociale në Kosovë. Rreth moderatores Jeta Xharra, që ka fituar shumë çmime gazetareske, është publikuar një profil në New York Times, ndërsa në tetor të vitit 2012, ajo ka fituar çmimin për Nxitje të Mirëkuptimit në Evropën Juglindore, të dhënë nga Organizata e Mediave të Evropës Juglindore (SEEMO) me seli në Vjenë.

Emisioni ”Jeta në Kosovë” po ashtu mbulon çështje politike, ekonomike dhe sociale, që kanë fokus të veçantë në tema të korrupsionit, konfliktit të interesit dhe llogaridhënies së institucioneve publike. Debatet gëzojnë pjesëmarrjen e udhëheqësve më të lartë të Qeverise dhe opozitës – që shumë shpesh sfidohen nga aktivistë të shoqërisë civile, analistë, profesorë universitarë dhe palë të tjera të interesit. Debatet pasurohen me reportazhe nga tereni duke i sjellë kështu problemet reale në të gjithë Kosovës dhe vendosur në agjendën e politikës ditore të kryeqytetit.

Jeta në Komunë

Jeta në Komunë është një seri që realizohen eksluzivisht në të gjitha komunat e Kosovës. Këto debate mbahen në gjysmë të mandatit të kryetarëve të komunave, të cilët sfidohen me nivelin e mbajtjes së premtimeve të bëra gjatë zgjedhjeve lokale. Debate të tilla, BIRN ka realizuar në vitin 2008, 2012 dhe një seri e ngjashme po përgatitet për sezonin 2015/2016. Kjo seri e sheh ekipin e Jeta në Komunë duke udhëtuar në secilën komunë të Kosovës dhe ritransmetuar para kryetarëve të komunave premtimet e dhëna dhe rishikuar e analizuar arritjet dhe dështimet e tyre. Qytetarët e komunave dhe publiku kanë mundësinë që drejtpërdrejt të shtrojnë pyetje për kryetarin e tyre.

Zgjedhjet

Debatet zgjedhore për zgjedhjet lokale dhe parlamentare organizohen nga ekipi ynë gjatë çdo cikli debatesh, në të cilin marrin pjesë të gjithë kandidatët që janë në garë për poste publike dhe kërkojnë votën e qytetarëve. Debatet zgjedhore janë organizuar deri më tani gjatë viteve 2007, 2009, 2010, 2013 dhe 2014. Debatet për zgjedhje të përgjithshme mbahen në fusha tematike në të cilat partitë politike dhe kandidatët e tyre sfidohen me pyetje rreth programeve konkrete në vend të diskutimeve të përgjithshme të cilat nuk ofrojnë zgjidhje për qytetarët.

Gjatë debateve për zgjedhje lokale, mbahen dy seri debatesh. Raundi i parë mbahet me të gjithë kandidatët për kryetarë komunash ndërsa gjatë raundit të dytë (balotazhit) vetëm me kandidatët që kanë mbetur në garë.

Debatet zgjedhore gëzojnë një pjesëmarrje të gjerë nga qytetarët të cilët inkuadrohen drejtpërdrejt në diskutime përmes pjesëmarrjes fizike në debate apo përmes mediave sociale.

Drejtësia në Kosovë

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” (DnK) që transmetohet që nga viti 2010 në RTK mbulon çështje të drejtësisë, policisë dhe sigurisë. Emisioni bazohet në monitorimin e gjykatave dhe në të dhënat e mbledhura nga monitoruesit e vendosur në 26 komuna të Kosovës. Ky emision fokusohet në çështje të sundimit të ligjit dhe përdoret nga qytetarët si platformë që të raportojnë raste të pazgjidhura ende nga gjykatat dhe policia. Në momentin që DnK hedh në dritë një problem të caktuar dhe interviston të gjitha palët, i detyron institucionet që veprojnë, gjë që Kosovës në përgjithësi i mungon. Drejtësia në Kosovë ka fituar çmime të ndryshme për zbulimin e skandaleve të ndryshme korruptive.

Gazeta Jeta në Kosovë

Gazeta “Jeta në Kosovë” është medium në gjuhën shqipe i nisur në shtator të vitit 2011, me synim ofrimin e informacionit objektiv dhe analizën e tij duke ndjekur standardet e gazetarisë botërore.

Duke u bazuar në kualitetin dhe ndikimin që ka pasur storia hulumtuese dhe në këmbënguljen për të zbuluar thellësinë e korrupsionit, Gazeta është shpërblyer me çmime të ndryshme që kanë njohur kontributin e madh në zbulimin e parregullsive e keqpërdorimeve vecanërisht të parasë publike.

Prishtina Insight

Prishtina Insight është gazeta e vetme në gjuhë angleze në Kosovë, që prodhohet që nga viti 2008 në rreth 23 edicione brenda një viti. Gazeta është burim kryesor për një fushë të gjerë të cilën e mbulon e që përfshin artikuj, mes të tjerash, edhe nga biznesi dhe kultura. Prishtina Insight ka shpërndarë rreth 2000 kopje të secilit edicion nëpër bare, restorane, librari dhe Ambasada të ndryshme. Gazeta ka shitur një hapësirë modeste të saj për reklamim si dhe edicione të shitura online, mirëpo tregu është shumë sfidues. Pas shtatë viteve të botimit vetëm në versionin e shtypur, Prishtina Insight aktualisht është në fazën e tranzicionit në online, por duke ruajtur besueshmërinë ndaj lexuesit, do të vazhdojë në baza periodike të ofrojë edhe edicione speciale të shtypura.

Tema

Tema – është seri periodike emisionesh televizive që paraqet një koncept unik të zhvilluar nga Internews Kosova në bashkëpunim me BIRN Kosovën dhe BIRN Serbinë. Bazuar në supozimin që deri më tani është bërë pak që të organizohen debate të tilla, ne kemi menduar që duke prodhuar një seri të debateve dhe reportazheve televizive të cilat bashkojnë serbët dhe shqiptarët që të diskutojnë kualitetin e jetës, atëherë do të krijohet një platformë joformale për dialogun në mes të palëve të interesit në Kosovë dhe Serbi.

Rubrika “Policia”

Rubrika “Policia” është segment i veçantë në kuadër të emisionit televiziv “Drejtësia në Kosovë” e cila përfshin aksione të vërteta të Policisë së Kosovës, e të cilat transmetohen ekskluzivisht në këtë emision. Aksionet e policisë tregojnë arrestime të njerëzve të cilët mbajnë ose shpërndajnë narkotikë, bëjnë grabitje, ngacmime seksuale kundër të miturve, dhunë në familje dhe vepra të tjera penale.

KALLXO.com

Platforma online www.KALLXO.com është projekt i përbashkët i organizatave Internews Kosova, Rrjetit Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) dhe Agjensionit Kundër Korrupsion, i mbështetur financiarisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Platforma ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës t’i raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës, apo rrezikimit të interesave të përgjithshme. Identiteti i qytetarëve të cilët raportojnë do të mbetet konfidencial dhe do të ruhet nga ekipi i www.kallxo.com, pa marrë parasysh a i kanë dhënë apo jo këta qytetarë shënimet lidhur me identitetin e tyre.