Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka deklaruar se ende nuk anuluar konkursi në Korporaten Energjetike të Kosovës në të cilën pretendohet për dallavare në punësime.
Djali i zyrtarit të Auditimit të Brendshëm në Korporatën Energjetike të Kosovës, Ismet Vrapçanit, është pranuar në konkursin e fundit në KEK.
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka folur për konkursin e Korporatës Energjetike të Kosovës ku u punësuan qindra persona.