Është shpallur përsëri i pafajshëm doganieri Shemsedin Sadiku që akuzohej për veprat penale marrje ryshfeti dhe ushtrim ndikimi.
Doganieri Shemsedin Sadiku akuzohet se i mori dy mijë euro Fadil Zhabollajt për të ndikuar te dy kolegë të tij që të mos i shqiptojnë gjobë Zhabollajt.
Në rastin e doganierit të akuzuar për ushtrim të ndikimit, Shemsedin Sadiku, në nëntor të vitit të kaluar Gjykata e Pejës kishte shpallur aktgjykim lirues.