Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se deri më 2023 të gjitha qytetet e Kosovës do të lidhen me autostradë.
Nën organizimin e Ministrisë së Infrastrukturës, sot mbahet ceremonia e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e autoudhës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë.
Sipas shefit të Qeverisë, kjo autostradë do të jetë e gjatë 47.1 kilometra.