Pas 9 muajsh është arrestuar Lundrim Beqiri, i dyshuari i dytë për vrasjen më thikë të 26 vjeçarit, Albert Muja në Mitrovicë.
Për vrasjen e Albert Mujës në mesnatën e 30 tetorit në Mitrovicë, Gjykata e Mitrovicës ka caktuar masën e paraburgimit ndaj njërit prej të dyshuarve.