
BIRN Kosova
BIRN Kosova është pjesë Rrjetit Rajonal për Gazetari Hulumtuese me prezencë në të gjithë Ballkanin
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka ndryshuar Rregulloren 08/2016, në të cilën përcaktoheshin kriteret për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale. Sipas kësaj Rregulloreje, të drejtë aplikimi për atë pozitë kishin vetëm prokurorët e Prokurorisë Speciale, ndërsa miratimi i rregullores së ndryshuar këtë të drejtë ua njeh edhe prokurorëve me mandat të përhershëm. Ndryshimi erdhi pas miratimit të opinionit ligjor të komisionit për çështje normative. Me Rregulloren e re, e cila unanimisht u votua nga Këshilli Prokurorial, të drejtë kandidimi për…
Raportimi i qytetarit në platformën KALLXO.com, se disa autobusë në komunën e Pejës nuk po lëshojnë kuponë fiskalë për udhëtarë bëri që rasti t’i dërgohet Administratës Tatimore të Kosovës për trajtim. Pas pranimit të informacionit nga KALLXO.com, inspektorët tatimorë, së bashku me patrullën e Policisë, dolën në terren dhe kryen kontrollin e këtyre kompanive. Raportimi i qytetarit doli të jetë i saktë pasi në disa nga kompanitë e kontrolluara u gjetën udhëtarë të cilët nuk ishin pajisur me kuponë fiskalë.…
Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë e Policisë sot ka pranuar një informatë lidhur me një zyrtar të Gjykatës Themelore, i cili dyshohet ka kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit”. Zyrtari në fjalë dyshohet se i kishte kërkuar një qytetari para për t’i ndihmuar në një rast që viktima e kishte në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me një lëndë. Pas pranimit të Informatës në fjalë dhe verifikimeve profesionale, Policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme duke përfshirë…
Edhe seanca e sotme e gjykimit të grupit të Tunë Kqirajt për fajde dhe vepra të tjera të rënda penale u përshkua me përplasje mes prokurores speciale dhe avokatit të të dëmtuarve në njërën anë dhe kryetarit të trupit gjykues në anën tjetër. Pas përplasjes verbale për të disatën herë, prokurorja Merita Bina Rugova kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Xheladin Osmani. Në këtë kërkesë, prokurorja e Prokurorisë Speciale u mbështet edhe nga avokati Tomë Gashi, i cili mbron të dëmtuarit Pal…
Send this to a friend