Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpallur ditën e hënë ditë zie kombëtare në nderim të të ndjerit, Bashkim Fino.
Deputeti socialist, Bashkim Fino është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare. Ai ishte prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar.