Mbahet punëtoria lidhur me kujdesin ndaj kafshëve dhe mënyrën e trajtimit të qenve endacakë. (Komuna e Prishtinës, objekti i ri, ora 08:30)
Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion nga Ministria e Jashtme e Japonisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 08:30, vetëm pamje)
Mbahet vrapimi i pavarësisë – 50 kilometra. Vrapimi fillon nga Klina (Hotel “Nora”) dhe vazhdon në Gllogjan, për të përfunduar në Koshare. (Ora 07:00)
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq arrin në Kosovë ku do të pritet nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli. (Terminali VIP i Aeroportit “Adem Jashari”, ora 08:00)