array(1) {
  [0]=>
  array(2) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#ae1919"
    ["menu_attr"]=>
    string(26) "https://kallxo.com/per-ne/"
  }
}

Për ne

Internews Kosova dhe BIRN (Rjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese)  janë organizata lidere në gazetari hulumtuese, prodhim të kualitetit të lartë televiziv dhe online.

Këto dy organizata kanë punuar bashkarisht që nga viti 2005 në prodhimin e informacioneve objektive, të paanshme dhe profesionale për media televizive, online dhe të shkruara.

BIRN dhe Internews Kosova, në vitin 2005, filluan me prodhimin e emisionit “Jeta në Kosovë” e më pastaj që nga viti 2010 lansuan edhe emisionin e vetëm të specializuar në fushën e sundimit të ligjit “Drejtësia në Kosovë”. Që të dy këto emisione transmetohen në Televizionin Publik të Kosovës.

Në vitin 2011, BIRN dhe Internews Kosova lansuan produktin online “Gazeta Jeta në Kosovë” të specializuar në hulumtime dhe analiza të gjata që për katër vite kanë arritur të zbulojnë afera të ndryshme korruptive e keqpërdorim fondesh publike.

Së fundmi, në vitin 2012, Internews Kosova dhe BIRN krijuan platformën e vetme të pavarur që është dëshmuar e suksesshme për raportimin e korrupsionit, parregullsive në ofrimin e shërbimeve publike – KALLXO.com. Shumë shpejt, KALLXO.com përveç marrësit të informatës nga qytetarët që raportuan, u shndërrua edhe në ofrues informatash objektive e të paanshme që vijnë si rezultat i verifikimit e hulumtimit të raporteve të marra nga qytetarët.

Për më shumë, Internews Kosova dhe BIRN janë organizatat e vetme të shoqërisë civile në Kosovë që kanë shtrirje në të gjitha gjykatat e Kosovës ku monitorojnë performancën e gjykatësve, prokurorëve e punonjësve të tjerë të sistemit të drejtësisë që nga viti 2008. Një ekip prej afër 15 monitoruesish aktivisht janë prezent në seanca të natyrave të ndryshme, nga ku raportojnë në baza të rregullta mbi sistemin e drejtësisë duke kontribuar në ofrimin e një pasqyre të qartë për qytetarët e Kosovës se çka ndodh brenda sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Bashkarisht, Internews Kosova dhe BIRN kanë një ekip prej rreth 70 profesionistësh të fushave të ndryshme dhe 16 kontribuues lokalë e ndërkombëtarë, të cilët punojnë në zhvillimin dhe implementimin e vazhdueshëm të programeve dhe projekteve.

Ky ekip profesionistësh është i specializuar në hulumtime të thella, analiza financiare, monitorim e raportim mbi shpenzimin e parasë publike, qasjes në dokumente publike, monitorimin e zgjedhjeve, debate zgjedhore, Fact-check, etj.

Për më shumë, duke qenë dëshmitarë të indiferencës dhe impotencës së institucioneve lokale për të vepruar pas raportimit, pjesë e ekipit tonë janë juristë profesionistë, të cilët dërgojnë raste në prokurori, Agjencinë kundër Korrupsionit e institucione të tjera publike relevante për storien e raportuar, e të cilat janë të mbushura me prova që ne i kemi mbledhur gjatë hulumtimit.

Gazetarët tanë janë shpërblyer me mbi 20 çmime gazetareske lokale e rajonale për hulumtime që kanë ekspozuar korrupsion, parregullësi, e keqmenaxhim të fondeve publike.

Gjatë më shumë se dhjetë viteve të punës së përbashkët, ky ekip ka trajnuar mbi 1,000 gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile, zyrtarë të institucioneve publike e grupeve të qytetarëve në gazetari, zhvillim mediash, monitorim të fondeve publike, zgjedhjeve, sistemit të drejtësisë, në media sociale, aktivizëm qytetar, etj.

BIRN është pjesë Rrjetit Rajonal për Gazetari Hulumtuese me prezencë në të gjithë Ballkanin, pjesë e të cilit janë rreth 400 gazetarë, hulumtues, redaktorë e profesionistë të mediave në Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Rumani e korrespodentë nga vende të tjera.

Si organizata jo-qeveritare dhe jo për përfitim, puna e ekipit tonë mbështetet nga qeveritë perëndimore e ambasadat e tyre të akredituara në Kosovë. Po ashtu, puna jonë përkrahet edhe nga fondacione të pavarura në Europë dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës si dhe nga Radio Televizioni i Kosovës për prodhimin e emisioneve televizive.

Parimet e Punës

Fjalët kanë rëndësi – ne i kushtojmë vëmendje të veçantë mënyrës se s’i formulohet një pretendim. A është një deklaratë precize? A përmban deklarata fjalë apo fraza lehtësuese?

Konteksti ka rëndësi – Ne kontrollojmë deklaratat në kontekstin e plotë të tyre, komentet e bëra para dhe pas bërjes së deklaratës, pyetjet që e patën si pasojë deklaratën në fjalë si dhe qëllimin që dëshironte të arrinte personi përmes kësaj deklarate.

Barra e dëshmisë – Personat që bëjnë deklarata faktike janë përgjegjës për fjalën e tyre dhe duhet të jenë në gjendje që të ofrojnë dëshmi për t’i mbështetur këto deklarata. Ne do të bëjmë përpjekje që të verifikojmë këto deklarata, por besojmë që barra e dëshmisë bie mbi personin që e bën deklaratën.

Deklaratat mund të jenë të drejta dhe të gabuara – Nganjëherë, ne vlerësojmë deklaratat që përmbajnë dy apo më shumë pohime faktike. Në raste të tilla, ne e vlerësojmë vërtetësinë e të gjithë deklaratës pasi që të shikojmë pjesët individuale të saj.

Koha – Vlerësimi ynë bazohet në kohën kur është bërë deklarata dhe në informacionet që kanë qenë të qasshme në atë kohë.

Përditësimet dhe Korigjimet e Gabimeve

Misioni i KALLXO.com është raportimi i informacionit të drejtë dhe të saktë. Lexuesve dhe palëve të përfshira u rekomandohet që nëse shohin gabime përmbajtjesore në drejtshkrim, gabime teknike apo çfarëdo lloj gabimi tjetër t’i raportojnë ato në redaksinë tonë personalisht, përmes postës në adresën Rr. Afrim Zhitia Nr.7, Mensa e Studentëve, kati i parë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës; përmes e-mailit: [email protected] ose përmes telefonave 038/22 44 98 dhe 044/22 44 98.

Shkresat dhe reagimet eventuale ndaj publikimeve tona do të publikohen në rubrikën “Letër Redaksisë” me përkushtimin tonë që secilin rast të përshkruar më lartë ta trajtojmë brenda 48 orëve duke ofruar përgjigje.

Gabimet e konstatuara në tekste do të evitohen menjëherë, ndërsa në fund të secilit tekst do të jetë e shënuar fusnota e cila tregon se përmbajtja është edituar, së bashku me datën, kohën dhe arsyet e editimit.

KALLXO.com në plotni i përmbahet kodit etik të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës – KMSHK dhe parimeve të Rrjetit Ndërkombëtar të Fact-checking (IFCN – International Fact-checking Network).

Nëse keni ankesa për shkelje të mundëshme të kodit të IFCN ju mund të dorëzoni ankesë direkte në këtë link 

Burimet e financimit

Puna në KALLXO.com financohet nga donator të pavarur dhe nga implementimin i projekteve dhe granteve nga donatorët.

Lista e donatorëve në link1 dhe link2

Donacionet dhe të hyrat nga add të reklamave në asnjë mënyrë nuk interferojnë në politikën redaktuese të KALLXO.com.

KALLXO.com sigurohet që ti bëjë me dije lexuesit që artikuj të sponsorizuar ose përmbajtje e huazuar të identifikohet qartë për lexuesit.

      

 

Kallxo.com mbështetet nga UNDP përmes SDC dhe SIDA