Mimoza është Zyrtare për Financa në BIRN. Ka përfunduar studimet Bachelor në Fakultetin Ekonomik- Banka, Financa dhe Kontabilitet në Universitetin e Prishtinës dhe aktualisht është duke kryer studimet master në të njëjtin drejtim.
Përvoja paraprake në fushën e auditimit dhe konsulencës e ka bërë që të jetë shumë e përpiktë dhe e përkushtuar. Është shumë e kujdesshme në menaxhimin e kohës dhe caktimin e prioriteteve. Përkujdeset çdo herë edhe për detajet më të vogla, dhe shpesh shton një dozë kreativiteti në punët e saj, gjë që e bën edhe më të veçantë. Ka punuar edhe në projekte të ndryshme bankare dhe është shumë e familjarizuar me aspekte të ndryshme të ekonomisë.
Ajo di të kombinojë dashurinë për numrat dhe librat në mënyrën më të çuditshme që mund të ekzistojë. Në kohën e lirë mund ta gjeni gjithmonë me një libër në duar ose në ndonjë ngjitje nëpër male.