
BIRN Kosova
BIRN Kosova është pjesë Rrjetit Rajonal për Gazetari Hulumtuese me prezencë në të gjithë Ballkanin
Policia e Kosovës në nëntor të vitit 2014, kishte dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë e Prishtinës nën dyshimin se Valdrin Gecaj, djali i prokurorit të Prokurorisë Speciale Haki Gecaj, kishte kryer veprën penale të ”Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, ose analoge” nga neni 275 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Siç transmetoi emisioni “Drejtësia në Kosovë”, lënda ishte caktuar në kompetencë të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, më saktësisht te prokurorja Arbëresha Shala- Raqa. Babai i Valdrinit, Haki…
Emisioni “Drejtësia në Kosovë” kësaj radhe transmetoi hulumtimin ekskluziv që tregoi se si iu mbyll rasti djalit të prokurorit special Haki Gecaj, i cilit ishte kapur me drogë. Hulumtimi solli fakte dhe dëshmi për mënyrën se si prokurori e shtetit i trajton rastet kur të dyshuar janë familjarë të prokurorëve. Gjetjet e ekipit të “Drejtësia në Kosovë” treguan se si mbrëmjen e 10 nëntorit të vitit 2014-të një patrullë policore kishte ndaluar një makinë në dalje të Prishtinës, saktësisht në…
Në Iran, një incizim ku shihen pamje të dhunshme teksa arrestohet një grua për mosvendosje të mbulesës, është përhapur në masë të madhe dhe ka nxitur reagime të shumta. Ndiqni pamjet gjatë arrestimit të saj:
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të premten nga fuksioni prokuroren e apelit Besa Nikëhasani, pasi procesi i rivlerësimit ka zbuluar se ajo nuk e justifikon pasurinë e saj të deklaruar me burime të ligjshme. Trupa gjykuese e udhëhequr nga Suela Zhegu, relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Pamela Qirko deklaroi se në përfundim të procesit të rivlerësimit prokurorja Nikëhasani nuk konfirmohej në detyrë. Besa Nikëhasani, e cila ushtron detyrën pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër dhe ishte njëkohësisht kandidate për…
Send this to a friend