Vidhen paratë nga kasafortat e një xhamie në Kaçanik

Persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur dy kasaforta me para në fshatin Duraj të Kaçanikut. Rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar imami i xhamisë i cili ka thënë se paratë ishin të dhuruar nga qytetarët për nevojat e xhamisë. Rasti është raportuar si vjedhje e rëndë ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.