ILUSTRIM- Xhami në Prishtinë. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com

Vidhen paratë nga kasafortat e një xhamie në Kaçanik

Persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur dy kasaforta me para në fshatin Duraj të Kaçanikut.

Rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar imami i xhamisë i cili ka thënë se paratë ishin të dhuruar nga qytetarët për nevojat e xhamisë.

Rasti është raportuar si vjedhje e rëndë ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.