Vëzhguesi i një partie politike kërcënon një person në Qendrën e Regjistrimit dhe Rezultateve

Një rast i kanosjes është regjistruar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve të votave që gjendet në Fushë-Kosovë. Rasti është raportuar mbrëmë rreth orës 23:40. Sipas Policisë, është raportuar se një person është kanosur nga vëzhguesi i një subjekti politik. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.