Vërshimet në Malishevë, përmbyten shtëpi e dyqane – VIDEO

Nga reshjet e shiut dhe borës janë shkaktuar vërshime në Komunën e Malishevës. Një qytetar ka dërguar video në KALLXO.com, ku shihen rrugët e qytetit të Malishevës të vërshuara nga uji. Në video shihet se edhe trotuaret dhe dyqanet janë përmbytur nga uji.