Vërshimet në Malishevë, përmbyten shtëpi e dyqane - VIDEO
11.1.2021 - 09:33
Nga reshjet e shiut dhe borës janë shkaktuar vërshime në Komunën e Malishevës.
Një qytetar ka dërguar video në KALLXO.com, ku shihen rrugët e qytetit të Malishevës të vërshuara nga uji.
Në video shihet se edhe trotuaret dhe dyqanet janë përmbytur nga uji.