Digjet një autobus në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Një autobus është përfshirë nga flaka në magjistralen Prishtinë – Podujevë. Në adresë të KALLXO.com një qytetar ka dërguar pamje. Pamjet janë bërë para rreth orës 16:30. Në video shihet se në vendin e ngjarjes ka dalë Policia. KALLXO.com ka kërkuar informacione nga Policia lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes.