Aksident tek mensa e studentëve në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek mensa e studentëve në Prishtinë. Një qytetar ka dërguar në redaksinë e KALLXO.com disa fotografi nga aksidenti. Në bazë të fotografive, Policia e Kosovës dhe ambulanca janë parë në vendin e ngjarjes. KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të përgjigjeve.