Aksident tek mensa e studentëve në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek mensa e studentëve në Prishtinë.

Një qytetar ka dërguar në redaksinë e KALLXO.com disa fotografi nga aksidenti.

Në bazë të fotografive, Policia e Kosovës dhe ambulanca janë parë në vendin e ngjarjes.

KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të përgjigjeve.