Zjarrfikësit e Deçanit Një Dimër Pa Kulm Mbi Kokë (TV)

Zjarrfikësit e Komunës së Deçanit gjatë ditëve të ftohta të dimrit që sapo kaluam janë detyruar që për çdo mbrëmje t’i zbrazin kamionët e tyre në mënyrë që uji të mos ngrihet në cisterna. Kjo për arsye se kamionët e zjarrfikësve qëndrojnë nën qiell të hapur në mungesë të një objekti.