Vazhdon Gjykimi për Vrasjen në “Kështjellë”

Në Gjykatën e Qarkut në Prizren, të mërkurën, vazhdoi shqyrtimi kryesor, kundër pesë të akuzuarve nga familja Krasniqi e Malishevës, të cilët akuzohen se më 1 janar 2011 në fshatin Banjë të Malishevës kishin vrarë Skender Limajn dhe kishin plagosur anëtar tjerë të kësaj familjeje.