Ukimeri Ndryshon Deklaratat në Rastin Muja (TV)

Në seancën e së enjtes, Kadri Ukimeri, ish-drejtor i Kadastrit në Prizren, ndryshoi tërësisht deklaratat e tij të mëparshme të dhëna në prokurori, duke thënë se fjalët e tij të atëhershme mund të jenë përkthyer gabim. Kryetari i trupit gjykues e pyeti nëse ka problem me mbamendjen periodike, ndërsa prokurorja e ballafaqoi me ato që Ukimeri kishte thënë më parë.