Të Pandehurve për Shpërthimin te Sekiraqa u Lexohet Aktakuza

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të hënën u mbajt seanca fillestare në rastin e njohur të shpërthimit në lokalin Sekiraqa, ku të pandehurit po akuzohen mes tjerash edhe për vrasje, tentim vrasje, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, etj. Të gjithë të pandehurit u deklaruan të pafajshëm.