Tash Gratë

Asnjë komunë kosovare nuk është udhëhequr ndonjëherë nga gratë. Mimoza-Kusari Lila ishte afër të bëhej e para më 2009. Tani, ajo shprehet e sigurt se mund të fitojë në tentimin e dytë në nëntor. Vetëm pesë kandidate gra janë zyrtarizuar deri më tash nga subjektet politike si kandidate për kryetare për të sfiduar pushtetin e burrave që udhëheqin 34 komuna. Asnjëra prej tyre nuk vjen nga dy partitë më të mëdha në vend – PDK-ja dhe LDK-ja.