“Shpirtrat” e Baletit të Kosovës ju Ftojnë në Kopshtin e Tyre (TV)

Si të padukshëm që janë, shpirtrat në konceptin e shfaqjes së re të Baletit Kombëtar të Kosovës mbajnë maska dhe gjinia e tyre dallohet nga ngjyrat e fustaneve. Rutina e tyre prodhon konflikt, ndërsa kur rutina thyhet, gjithçka shndërrohet në spektakël baleti. “Shpirtrat” e Baletit të Kosovës kanë krijuar një “kopsht” në të cilin gjinitë, racat dhe gjeneratat janë në kërkim të lidhjes së tyre që në fakt çon në humbjen e kësaj lidhjeje.