Sekiraqa: Policia dhe SHIK-u Donin Likuidimin Tim

Enver Sekiraqa thotë se kishte marrë mesazhe nga gjyqtarët Anton Nokaj e Mejdi Dehari se atyre u ishte bërë presion që ta dënonin me shtatë vjet burg. Se kishte marrë mesazh edhe nga kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Rexhep Haxhimusa, që të ikte jashtë. Ai akuzon policinë dhe SHIK-un se donin ta likuidonin. Të gjithë zyrtarët e përmendur kanë hedhur poshtë këto pohime. Ndërkohë, Sekiraqa thotë se fjalët për ndërlidhjen e tij me Zvonko Veselinoviqin kishin për burim disa aparate kafeje. I shumëkërkuari i policisë voziste veturë të blinduar, qëndronte në Irlandë në arrati ndërsa negocionte me EULEX-in që nga muaji nëntor 2011.