Rikthehet Gjykimi për Vrasjet e Fushë-Kosovës

Avni Osmani dhe Fitim Breznica ishin dënuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë me 34.7 vjet së bashku për vrasjen e njëzetvjeçarit Kastriot Zogiani për fshehje të mashtrimit që i kishin bërë. Familja Zogiani akuzohet se ishte përgjigjur duke vrarë një anëtar të familjes Osmani para shtëpisë së tij, në Sllatinë. Babë e birë ishin dënuar me 12 vjet burg së bashku për ndihmë dhe shtytje në hakmarrje të paskrupullt. Me vendim të Gjykatës Supreme, ka rifilluar të hënën gjykimi i këtyre të fundit.