Rifillon Gjykimi i Grupit të Narkotrafikantëve

Pas ndërrimit të trupit gjykues rinisi të martën procesi gjyqësor ndaj grupit të narkotrafikantëve nga Kosova dhe Shqipëria. Ata akuzohen se përmes pikës kufitare në Vërmicë kanë tentuar para gati dy vjetësh të fusin heroinë në shtetin shqiptar. Të akuzuarit ankohen se procesi po ecën ngadalë.