Renovimi Që Komuna e Quan të Kryer

Komuna e Drenasit kishte paguar rreth 100 mijë euro për renovimin e një blloku banesor në këtë qytet, por kompania nga Skenderaj nuk i ka kryer disa nga punët për të cilat ka marrë pagesën. Kryetari i komunës Nexhat Demaku ishte zotuar në muajin shtator të verifikonte kryerjen e punimeve. Ky verifikim është bërë ndërkohë, sipas tij, dhe prapë ka dalë se “punët janë kryer”.