Regjioni i Pejës, me Problemet më të Mëdha në Kosovë

Sipas raporteve të GAP dhe BIRN për komunat e Regjionit të Pejës, del se ky regjion është regjioni që ka më së shumti probleme në nivel komunal, siç është mungesa e ujit të pijes, mungesa e kanalizimeve, prerja ilegale dhe e pakontrolluar të pyjeve, infrastruktura e dobët rrugore, eksploatimi ilegal i zhavorrit, deponitë e shumta ilegale të mbeturinave, derdhja e ujërave të zeza në lumenj etj.