Rasti i Rrëmbimit Sërish me Shkelje Procedurale

Dëshmitari Enes Xhemaj është ndërprerë shpesh me pyetje nga kryetari i trupit gjykues. Avokati Bashkim Nevzati reagoi duke thënë se nuk dihej kush ishte duke e marrë në pyetje dëshmitarin, ndërsa radha, sipas Kodit të Procedurës Penal, i takonte prokurorit “Kryetari i trupit gjykues është duke bërë shkelje me pyetje me të cilat është duke e orientuar dëshmitarin”, tha Nevzati, vërejtja e të cilit u shënua në procesverbal.