Qeveria Lejon ‘Paralizimin’ e Anti Monopolit

Qeveria e Kosovës ka katër vjet që lejon që Autoriteti Kosovar i Konkurrencës të jetë jofunksional. Ky mekanizëm shtetëror tashmë nuk ka asnjë anëtar të bordit. Qeveria ende nuk ka lëvizur drejt kompletimit të funksionalizimit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës që ka për detyrë luftimin e monopolit.