Policët e Mitmarrjes Kishin Precedent Penal

Dy policët e suspenduar këtë muaj për mitmarrje, Veton Gashi dhe Hidajet Krasniqi, ishin akuzuar në tetor 2009 nga prokuroria për rrahje të një qytetari, po në afërsi të Fushë-Kosovës. Në raste të tjera, kur ngriten aktakuza, policët suspendohen nga detyra në pritje të gjykimit. Inspektorati Policor i Kosovës thotë se nuk dinte gjë për këtë akuzë. Gazeta ka kuptuar se ndaj dy policëve janë mbajtur edhe disa seanca gjyqësore për rastin e rrahjes. As për këtë IPK nuk di gjë.