Mulaku: Fabrika e Ujit do të Ndërtohet

Sigurimi i ujit të pijshëm për qytetarët kishte qenë njëri ndër premtimet më të mëdha, gjatë fushatës zgjedhore i kryetarit të tanishëm të Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku. Mirëpo, më shumë se dy vjet më pas, vushtrriasit vazhdojnë të përballen me mungesë të ujit, pasi që Komuna nuk ka arritur të përfundojë projektet e saj për të ndërtuar një fabrikë për përpunimin e ujit.