Mjekët Mund të Punojnë Kudo

Gjykata Kushtetuese u dha të drejtë mjekëve të punojnë në sistemin publik e privat të shëndetësisë, bazuar në nenin 49 të Kushtetutës që flet për të “Drejtën e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit”. Neni 41 i Ligjit për shëndetësi miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 13 dhjetor 2012, detyronte mjekët të zgjedhin të punojnë në spitalet publike ose private. Gjykata hodhi poshtë pretendimet për nenet 18, 19 e 60 të Ligjit që flasin për kujdesin parësor, dytësor e financimin e institucioneve të kujdesit shëndetësor. Rasti në Gjykatë u dërgua nga një grup deputetësh përfaqësuar nga Shaip Muja.