Mbrojtja: Besarta Kurrë Nuk Është Takuar me Fidan Shabin (TV)

(E plotësuar)Të hënën dhe të martën janë mbajtur dy seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Fidan Shabit më 2012 në Pejë. Raporti i ekspertit mjekoligjor është kontestuar nga të dyja palët, ndërsa dëshmitarët kanë nxjerrë në pah detaje të panjohura deri më tash, rreth këtij rasti. Haxhi Millaku përfaqësues i familjes së viktimës tha se në këtë vrasje përpos dy të akuzuarve janë të implikuar edhe persona tjerë. Ai ka thënë se kjo vepër është shumë më e ndërlikuar dhe e komplikuar, sesa që duket dhe që po prezantohet në gjykatë.