Limaj me Shokë të Pafajshëm për Kleçkën (TV)

(E plotësuar) Gjykata Themelore në Prishtinë të martën ka vendosur që deputeti i Kuvendit të Kosovës Fatmir Limaj dhe nëntë bashkëluftëtarët e tij në rastin Kleçka të shpallen të pafajshëm. Limaj me shokët e tij ishte liruar një herë për Kleçkën në pranverën e vitit 2012, por në vjeshtën e të njëjtit vit kjo lëndë u rikthye në rigjykim nga Gjykata Supreme. Ata u liruan nga të gjitha pikat e akuzës me të cilat ngarkoheshin. Prokuroria ka pranuar aktgjykimin dhe ka përsëritur edhe njëherë se ky rast nuk është ndjekje ndaj UÇK-së, por ndjekje ndaj individëve të caktuar.