Krasniqi Mundohet t’i Ikë Përgjegjësisë

Në gjykimin kundër Ramadan Mujës dhe zyrtarëve tjerë komunalë të Prizrenit, të martën u mundua të mbrohet dhe u përball me prokuroren, teksa tha fjalët e tij, Minir Krasniqi, drejtor i Administratës, i akuzuar në këtë proces për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve. Krasniqi mohoi ta ketë sugjeruar dhe nënshkruar aktin ligjor që ndalon gjeodetët komunalë për të bërë ekspertiza gjyqësore. Prokurorja gjeti fakte për të kundërtën. Krasniqi tha se po akuzohet për ta dëmtuar Partinë Demokratike të Kosovës.