Komuna e Junikut i Cakton Festat Vetë

Komuna e Junikut ka bashkuar festën e Pashkëve Ortodokse me Ditën e Evropës dhe të dyja i ka shtyrë me nga një ditë përpara në mënyrë që ky pushim të lidhet edhe me vikendin. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk ka qenë e informuar për këtë zhvendosje dhe ka premtuar se menjëherë do të dalë në terren dhe do të marrë masa konform ligjit.