Kompensimi – Tre Deputetë Kërkuan Dëshmi të Burgut

Afati i përcaktuar nga Qeveria për të aplikuar për status të ish të dënuarit politik u përmbyll më 31 maj. Qeveria parasheh kompensim për periudhën që nga viti 1913 e deri më 1999. Adem Demaçi, Jakup Krasniqi, Nait Hasani e Azem Syla kërkuan dokumente në Agjencinë Shtetërore të Arkivit për të dëshmuar se ishin të dënuar politikisht nga regjimi.