Komisioni Europian Ndërton Pikëkalimet Kosovë-Serbi

Ndërtimi i objekteve të përhershme në gjashtë pikëkalimet kufitare Kosovë-Serbi do të fillojë në vitin 2014, me financim nga Komisioni Europian. Kjo e dhënë doli nga takimi i së martës i Grupit Implementues të Marrëveshjes së Menaxhimit të Integruar të Kufirit, në Bruksel. Palët folën në takim edhe për mënyrën se si po zbatohet kjo marrëveshje.