‘Tenderi i Keq’ Largon Bankën Botërore dhe Dëmton Buxhetin

Gazeta JnK ka zbuluar përmbajtjen e një sërë dokumentesh të cilat flasin për arsyet pse Banka u tërhoq nga financimi i një tenderi për renovimin e pesë ndërtesave publike. Përveç largimit të BB-së, MZhE ka bërë shkelje ligjore kur ka proceduar tenderin me vetëm një ofertë të përgjegjshme.