Biznesi i Drejtorit Në Ndërmarrjen Shoqërore Të Pakontrolluar

Një pjesë e hapësirës së Auto Prishtinës shfrytëzohet nga biznesi në pronësi të Islam Selimit, drejtorit të ndërmarrjes shoqërore. Ai vendosi të bëjë biznes privat në tokën e ndërmarrjes shoqërore që nuk posedon xhirollgari bankare dhe nuk i nënshtrohet kontrollit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Selimi thotë se po bën biznes të rregullt dhe se i paguan qira ndërmarrjes shoqërore. Një pjesë tjetër e hapësirës së ndërmarrjës, shfrytëzohet paligjshëm nga Hotel Victory, pronë e Bedri Selmanit që mbajti pozitë të lartë afër kryeministrit Thaçi.