Hoxhaj: Kosova Me Strategji Për Anëtarësim në OKB

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës duke raportuar të mërkurën para Komisioni për Punë të Jashtme ka thënë që shumë shpejt do të hartohen strategji për anëtarësimin e Kosovës në OKB. Ka folur për njohjet, marrëveshjet ndërkombëtare, pengesat e Serbisë si dhe buxhetin e ministrisë që ai drejton. Ministri Hoxhaj është kritikuar nga anëtarët e Komisionit për incidentet e diplomacisë kosovare, dyshimet për keqpërdorim të buxhetit si dhe për rekrutimin e kuadrove nga kjo ministri. Ai nuk ka treguar gjithçka para Komisionit, me arsyetimin se në mbledhje ndodhen edhe gazetarët.