Hoxhaj: Autoritetet Hungareze Nuk Po i Keqtrajtojnë Emigrantët

Kryediplomati Enver Hoxhaj deklaroi se emigrantët që po qëndrojnë në Hungari nuk janë duke u keqtrajtuar nga autoritetet e atjeshme dhe se nuk kanë mungesë ushqimi. Hoxhaj raportoi para anëtarëve të komisionit parlamentar për punë të jashtme edhe për rastin e dorëheqjes së Lulzim Pecit dhe njohjeve kontestuese. Hoxhaj teksa raportonte para Kurtit replikoi me të për kritikat që lideri i VV-së adresoi ndaj tij për shpërfillje të komisionit parlamentar.