“Handikos-i” Monitoron Zgjedhjet me 230 Vëzhgues

Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve “Handikos” në bashkëpunim me “Demokracinë në Veprim” kanë shpërndarë anekënd Kosovës 30 persona me aftësi të kufizuara që do të monitorojnë përshtatshmërinë e ambienteve të fushatës për personat e tillë. 200 vëzhgues shtesë me aftësi të kufizuara do të mbikëqyrin ditën e zgjedhjeve.