Hakmarrja Ndaj Sekiraqës- Rasti II

Gjashtë vjet pas shpërthimit të eksplozivit në lokalin “Sekiraqa”, Prokuroria Speciale e Kosovës ka deponuar aktakuzën e dytë që i akuzon tetë veta për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e njëmbëdhjetë të tjerëve. Ky shpërthim dyshohet se ishte bërë në shenjë hakmarrjeje ndaj Enver Sekiraqës për shkak të vrasjes së policit Triumf Riza. Sipas Prokurorisë, lidhja e tij intime me këngëtaren Adelina Ismajli kishte tendosur edhe më shumë marrëdhënien në mes të tij dhe Enver Sekiraqës. Procesi i parë gjyqësor ka përfunduar në maj të 2012-ës, ku Shpend Qerimi e Besnik Hasani, që tash janë dëshmitarë, janë dënuar me nga 25 vjet burg.