Grupi i Llapit-Fajtorë për Krime Lufte

Sot janë shpallur fajtorë dhe dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për krime të luftës Latif Gashi, i njohur si Lata, deputet i Kuvendit të Kosovës, e gjatë luftës udhëheqës i shërbimit informativ ushtarak; Rustem Mustafa i njohur si Remi që në kohën e luftës ka qenë komandant i Zonës së Llapit dhe Nazif Mehmeti ish-ushtrues detyre i komandantit të Policisë Ushtarake. Rasti njihet në publik si “Grupi i Llapit”.